I ftuar në “Shqipëria Live”, Arianit Sllamniku konspiracioni ka folur në lidhje me masonerinë, si një prej fenomeneve globale më të dikutuara që po përhapet edhe në vendin tonë.
Advertisements
Sipas konspiracionistit, masoneria po përhapet përmes personazheve publikë, dhe kryesisht ndikojnë tek të rinjtë.
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Në bazë të perfomimit, në bazë të shenjave, simboleve, të famshet shqiptare mund të jenë pjesë e këtij kulti, të cilat pastaj kanë ndikuar te shoqëria shqiptare, e cila është kryesisht e re në moshë, për dallim nga shtetet e tjera në Europë.
Advertisements
Fatmirësisht këta nuk kanë ndikuar tek shtresa intelektuale, sepse e kanë parë se ne shtresë intelektuale nuk kemi. Janë ca dele që shiten si intelektualë dhe nuk prodhojnë asgjë.
Erjona Rusi: Si ndikojnë këta personazhe vip, këta këngëtarë të famshëm?
Qëllimi kryesor është largimi nga besimi në zot, nga besimi në familje, nga besimi qoftë i krishterë, apo mysliman. Pra, largimi nga zoti si krijues i çdo gjëje dhe afrimi apo përafrimi i njeriut tek djalli.