“Jam e dashuruar, do të martohem me Bleron”/ Babai i këngëtarit shpërthen ndaj deklaratës së transgjinores në BBVK: E ke vendin në… (Foto)

by editor

Edona James është një nga personazhet që ka rrëmbyer mjaft vëmendjen pas hyrjes në spektaklin më të famshëm në Kosovë, Big Brother Vip.

Advertisements

Falë karakterit të saj, mjaft mikpritëse dhe e afrueshme me banorët, ajo ka krijuar afrimitet thuajse me secilin prej tyre në vetëm pak ditë pas nisjes së ‘reality show-t’.

Advertisements

Historitë personale, romancat, dramat, e çfarë nuk ka ndarë së fundmi me publikun nga jeta e saj, e duket se kjo karakteristikë e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar.

Shpesh ajo shkakton edhe momente gazmore në shtëpi për shkak të deklaratave të papritura. E njëra prej tyre ishte edhe ‘propozimi’ që i bëri një ditë më parë Bleros, ku i kërkoi të martoheshin bashkë, sigurisht në sensin e humorit.

Por duket se kjo deklaratë nuk është interpretuar njësoj nga babai i këngëtarit, Bajram Muharremi i cili ka lënë një koment paska ‘të ashpër’ për banoren në një postim që është bërë në median e Kosovës ‘Klan Kosova’ në Facebook.

“Edona e ka vendin në Psikjatri, jo aty…” shkroi ai.

You may also like