Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është gati për negociata që synojnë përfundimin e konfliktit të armatosur në Ukrainë.
Advertisements
Por ai hodhi poshtë çdo bisedë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky i cili, siç tha Putin “ndodhet ilegalisht në pushtet”.
Advertisements
Në një intervistë me televizionin rus dhe gazetarin Pavel Zarubin, Putin tha se nuk ka parë vullnet nga Kievi për të negociuar me Moskën për t’i dhënë fund luftës.
Rusia është e hapur për bisedime, por nuk sheh “vullnet” nga ana e Ukrainës, pohoi Vladimir Putin.
Nëse Kievi vendos të negociojë me Moskën, kryetari i parlamentit ukrainas mund ta trajtojë rastin, vuri në dukje presidenti rus.
Presidenti rus vlerësoi gjithashtu se lufta në Ukrainë do të përfundonte “për dy muaj” nëse Kievi nuk do të merrte ndihmë ushtarake nga aleatët e tij perëndimor.
“Luftimet nuk do të zgjasin asnjë muaj nëse mbarojnë paratë dhe municionet. Gjithçka do të përfundonte brenda një muaji e gjysmë apo dy muaj”, tha Putin në një intervistë për televizionin rus.