Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin “Fero”, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për akuzat që ka ngritur ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli ku sipas tij, kjo e fundit nuk e lejonte të takonte vajzën e tyre, Ninën.
Advertisements
Mirëpo, Fero ka shokuar publikun teksa mes këtyre trazirave ka treguar se është në një marrëdhënie romantike dhe ndihet marrëzisht i dashuruar.
Advertisements
Megjithatë ai është treguar i kujdesshëm duke mos e zbuluar indetitetin e vajzës që ka në krah.I ftuar në “The Way Elite” ish-reperi rrëfeu se është i dashuruar duke shtuar se askush më shumë se ai nuk është romantik.
“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantikë se unë,” u shpreh Fero ndërsa shtoi se: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm”.
Kujtojmë se kujdestaria e së bijës është kthyer në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, i cili tashmë i është përkushtuar fesë islame, ka pretenduar se modelja nuk e lejon ta takojë.Disa ditë pasi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, Fero ka hedhur akuza duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre. “Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.
Fero: Ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjatë vitit 2023 në korrik, u ktheva në shtëpi, unë e kuptova sepse kohët e fundit u mundonte të më incizonte fshehtas dhe të nxirrte fakte, e mësonin motrat e veta që të ma merrte vajzën. Ishte gjithçka e planifikuar prej saj. Unë njëherë kam ushtruar në një farë mënyre dhunë ndaj saj, ama ishte kur ishim të dashuruar dhe po shikonim filmin 50 Shades of Gray. Ajo donte që të veproja unë siç veproi ai aktori. Ka ndodhur njëfarë marrëdhënie dhe ajo ka fotografuar veten, fotot i ka ruajtur sikur unë e kam dhunuar. Por ajo kërkoi marrëdhënie në atë lloj mënyre, fotografoi veten dhe unë mendova se donte të shikonte veten në atë mënyrë.
Ditën kritike, unë kurrë s’kam ushtruar dhunë ndaj saj, atë ditë më bënte disa pyetje për sherr, që donte të më nxiste t’i thosha disa fjalë. Mendova mqs po më bën këto pyetje po kërkon të më regjistrojë, e pashë telefonin dhe po më regjistronte, ia theva telefonin. Po më incizonte dhe i mora, rashë për të fjetur.
Më dërguan në burg 1 muaj padrejtësisht, të isha në burg se e dhunova. S’ka pasur fare dhunë, as lëndim trupor, vetëm për thyerje telefoni kam qenë në burg herën e fundit.