Ilirjani, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan parashtroi në program kërkesën për të njohur një grua.
Advertisements
Ai është thuajse 50 vjeç dhe thotë se ka nevojë për dikë që të kujdeset për të, për familjen dhe për gjyshërit e tij. Ilirjani merret me blegtori dhe kalon një kohë të konsiderueshme me derrat, të cilët madje i imiton.
Advertisements
Ilirjan: Ju mora të lidhemi bashkë se dua të gjej grua se jam duke shkuar 50 vjeç dhe s’po gjej dot lidhje, jam i tradhtuar nga gratë. Nuk e di pse s’ma varin tani. Dikur ma varnin po tani s’ma varin më. Dua një lidhje serioze për familje, për shtëpi, për katandi, për gjyshin, për gjyshen.
Aldo: Do një lidhje për gjyshin apo për vete?
Ilirjan: Po dhe për vete po më tepër edhe për gjyshin e për gjyshen, për vjehrrin e për vjehrrën. Të paktën të kem një lidhje serioze.
Aldo: Na fol pak për veten.
Ilirjan: Dua dhe për vete unë, po dua dhe për gjyshin e për gjyshen.
Aldo: Tani, e do këtë grua ta ndash me gjyshin apo… s’e kuptova, edhe njëherë?
Ilirjan: E dua edhe për gjyshin, edhe për gjyshen.
Aldo: E kuptova mirë.
Ilirjan: Të jetë ndonjë vajzë e mirë, ndonjë grua e mirë, a kupton?
Aldo: Ti vetë me çfarë merresh?
Ilirjan: Unë me blegtori. Me dele, me lopë, me derra.
Aldo: E qartë.
Ilirjan: Ma bën derri (imiton derrin).
Aldo: Ngaqë konsumon shumë kohë me derrin, merrni dhe jepni me njëri-tjetrin, kuptova. Është si puna e çifteve që jetojnë bashkë dhe fillojnë ngjajnë.
Ilirjan: Po./tvklan.al