“Jam me bashkëjetuesin që ika”- Fshehu trupin e gruas shqiptare për 1 javë, si vrasësi i dërgonte SMS familjarëve të viktimës me celularin e saj: Motra jam mirë! Mos bëj denoncim se…

Një krim në një familje shqiptare ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek, pasi u zbulua se 39-vjeçari Kastriot Cenko kishte vrarë bashkëshorten e tij, Alba Cenko dhe prej 1 jave mbante të fshehur trupin e saj në papafingon e banesës në Ampelokipi.

Advertisements

Ngjarja tronditëse ka ndodhur të enjten (28 Nëntor) në shtëpinë e çifti shqiptar teksa dy fëmijët e mitur të moshës 9 dhe 12 vjeç po flinin gjumë. Kastriot Cenko ka goditur fillimisht bashkëshorten me çekiç në kokë dhe më pas e ka mbytur me duar.

Advertisements

Trupin e pajetë të 32-vjeçares e ka mbështjellë me çarçaf, e ka futur në qese mbeturinash dhe më pas e ka zhvendosur nga dhoma e gjumit në papafingo ku e ka lënë për 1 javë.

Dy fëmijëve, pasi janë zgjuar në mëngjes, autori i krimit u ka thënë që nëna e tyre kishte shkuar në punë dhe pas shkolle i ka dërguar tek i vëllai. Më pas 39-vjeçari ka përdorur celularin e viktimës, duke krijuar konfuzion tek familjarët e Alba Cenko, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e saj.

Në mesazhet e zbardhura, Kastriot Cenko i ka dërguar SMS motrës së viktimës në emër të Albës, ku i shprehej se ishte larguar drejt Italisë me një mashkull.

“Jam me bashkëjetuesin që ika”, thuhej në SMS, ndërsa i kërkonte që të mos bënte denoncim në polici.

Advertisements