“Jam prej betoni dhe xhami…”! Postimet e fundit të gruas që burri e vrau në rrugë

by editor

Një 35-vjeçare shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në Firence, Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të së enjtes.

Advertisements

Viktima është Klodiana Vefa, nënë të dy fëmijëve në proces divorci me burrin. Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë” shkruante në një postim në Instagram më 17 shtator.

Advertisements

“Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre” thuhej në një postim tjetër.

“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi” shkruante në një tjetër postim.

Dyshohet se autori i këtij krimi është bashkëshorti Alfred Vefa. Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere.

Advertisements

You may also like