Vrasja e 18-vjeçarit Antonio Karafili u zbardh rreth 7 vite pas vdekjes së tij, ngjarje e ndodhur më 14 qershor të vitit 2018 në një pyll në zonën e Voskopojës.
Advertisements
Advertisements
Krimi u raportua si vetëvrasje pasi i riu u gjet i varur me çarçaf në një pishë, por provat në vendngjarje tregonin se kishim të bënim me një vrasje.
Pas vrasjes së 18-vjeçarit u zbulua se qëndronte partnerja e tij, Kejsi Spaillari (sot e martuar në Kanada dhe me fëmijë), si edhe i dashuri i saj i moshuar, Rexhep Vathi (i dha fund jetës në gusht 2024 pasi konsumoi fostoksinë).
Ndaj, 24-vjeçares është ngritur akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe është caktuar nga Gjykata e Korçës masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa për Rexhep Vathin, në atë kohë 65-vjeç, çështja është pushuar pasi ka ndërruar jetë.

Nëna e Antonio Karafilit, e cila nuk e besoi kurrë versionin e vetëvrasjes së tij duke kërkur për 7 vite drejtësi për të birin, është rikthyer në vendin ku Antonio u gjet i varur me çarçaf në pemë.
Ajo kërkon arsyen pse Kejsi dhe R exhep Vathi i morën jetën djalit të saj, duke u shprehur mes lotësh se “vetëm shpirti im e di sa kam vuajtur për atë fëmijë”.
“I thonë 7 vite, vetëm shpirti im e di sa kam vuajtur për atë fëmijë (qan) Pse duhet ta bënte? Pse? Ka qenë e planifikuar, s’bëhet fjalë. Është logjike, flet vetë. Edhe po të mos ishte bërë akt ekspertiza, të mos ishin ndjekur provat, e tregon vetë fakti si ka ndodhur dhe si e kanë sjellë djalin deri këtu”, shprehet nëna e viktimës për emisionin “Stop”.
Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, e cila tregoi disa versione të ngjarjes, duke hedhur mjegull në dinamikën e tragjedisë ku ishte autore, por edhe duke shtuar dyshimet.
Ditën e ngjarjes të 14 Qershorit të 2018, ku pikërisht Kejsi ka marrë me makinën e saj nënën dhe vëllain e Antonios duke i drejtuar drejt pyllit të Voskopojës, ku më pas këta të fundit kanë gjetur 18-vjeçarin të varur në pishë. Sipas “Stop”, Kejsi Spaillari orë më parë ka njoftuar nënën e saj ku i ka thënë që Antonio Karafili është varur në pishë, duke i dërguar mesazh:
Ndërkohë emisioni investigativ ka rindërtuar edhe dinamikën e krimit, ku mësohet se Antonio është vrarë nga Kejsi dhe i dashuri i saj i moshuar rreth 3 km larg vendin të krimit në makinën e partneres së tij, në atë kohë 17-vjeçe.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se i riu mund të ketë zbuluar lidhjen e saj paralele me Rexhep Vathin, ndërsa çarçafi i përdorur për varjen e të riut në pemë pas transportimit të trupit, përdorej nga i moshuari për të mbuluar sendet e mbarështimit të bletëve. Ndërkohë në makinën e Kejsit u gjet ora e 18-vjeçarit dhe varësja e tij e këputur.
Vendndodhja e Kejsit në Kanada, ku ka krijuar familje, është lokalizuar dhe pritet ekstradimi i saj së shpejti.
“Në datën 14 Qershor të vitit 2018 sipas të dhënave, viktima dhe Kejsi Spaillari kishin pasur një sherr mes tyre.
Rreth orës 17:00 kanë shkuar në lokalin e familjes së Antonios që ndodhet në afërsi të pyllit të Voskopojës. Rreth kësaj ore Antonio Karafili do të ketë parë apo zbuluar diçka për lidhjen paralele të Keisit Spaillarit me Rexhep Vathin.
Dyshohet se mes Antonios, Kejsit dhe Rexhepit mund të ketë pasur një konflikt fizik brenda në makinën e Kejsit pasi aty janë gjetur ora dhe varësja e tij e këputur.
Kejsi së bashku me Rexhep Vathin kanë transportuar trupin e pajetë të Antonio Karafilit në brendësi të pyllit, rreth 3 km larg nga rruga kryesore, i cili ishte i Rexhep Vathit që e përdorte për të mbuluar sendet e mbarështimit të bletëve. Skena e krimit është inskenuar si vetëvarje mes Keisit dhe Rexhepit, por kanë lënë shenja në vendngjarje, që tregojnë se Antonio u vra dhe nuk u vetëvar.
Interpol ka lokalizuar vendndodhjen e Keisi Spaillarit në shtetin kanadez dhe pritet që shumë shpejt të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballur me akuzën e vrasjes në bashkëpunim”, informon Stop.