“Janë çmendur pas luksit”, Berisha për mazhorancën: Bëjnë garë me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me persona me aftësi ndryshe, akuzoi mazhorancën për luks të tepërt dhe korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes. Ai tha se zyrtarët nuk ndjekin asnjë kod etik, duke u shfaqur me veshje të shtrenjta “sikur janë princesha”.

Advertisements

Berisha shtoi se “kryeministri pranon dhurata si orë me diamante me vlerë 500 mijë euro” dhe akuzoi qeverinë për dhënie lejesh ndërtimi apo licencash në këmbim të dhuratave luksoze. Sipas tij, kjo është një ndër arsyet kryesore që po e zbraz Shqipërinë nga qytetarët e saj.

Advertisements

Duke e cilësuar 11 majin si një datë vendimtare, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të votojnë për ndryshimin. “Ai ka dëshmuar se është hajdut. Ka vjedhur fondet tuaja,” përfundoi ai.