“Janë mbuluar me gjak…”! Kontrata e vdekjes, pse u vranë 6 shqiptarët?

by editor

Gjashtë persona që dyshohet se janë shqiptarë janë ekzekutuar brenda një makine në Athinë. Janë dëgjuar mbi 150 të shtëna armësh me një interval të shkurtër pushimi në fund.

Advertisements

Aty policët kanë gjetur të vdekur tre persona në sediljen e pasme, një në atë të pasagjerit përpara dhe dy të tjerë jashtë makinës së markës “Ford” të shtrirë në një pellg gjaku, të gjithë të qëlluar nga afër me të paktën 25 plumba.

Advertisements

Autorët duket se i kanë sjellë viktimat në një takim në vendin e ngjarjes dhe më pas i kanë zënë në befasi duke i ekzekutuar dhe sipas dëshmive të para janë larguar me një makinë luksoze dhe një motoçikletë.

“U dëgjuan shumë të shtëna armësh, nuk e di se sa por duhet të ishin armë automatike. Dhe ndodhi shumë shpejt. Duhet të ketë qenë nga të dy palët shkëmbimi i zjarrit. Padyshim që u terrorizuam nuk mund ti afroheshim zonës që në fillim“, tha një banor.

Ekzekutimi ka ndodhur në një vend të veçuar, ç’ka u ka dhënë kohë autorëve të largohen. Policia ka dhënë urdhër pranë porteve dhe aeroporteve si dhe kufijve tokësorë të vendit që të kenë vigjilencë të shtuar për gjetjen e autorëve.

Specialistët e kriminalistikës thonë se egërsia e ekzekutimit, tregon një plan veprimi të mirëorganizuar, nga vrasës profesionistë, të cilët kanë përfunduar një prej të ashtuquajturave kontrata të vdekjeve.

You may also like