Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, të cilën ai e konsideron vrasje dhe thotë se disa organizata të krimit u bënë bashkë për të eleminuar “mbretin” e lojrave të fatit.
Advertisements
I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se për kokën e Martinajt janë paguar 5 milionë euro.
Advertisements
“Në fakt para një viti e gjysmë, kur ka ndodhur ngajrja kam dhënë një version, në kohën kur nuk e besonte asush, që Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë. Nuk janë dhënë tre por janë dhënë pesë milionë euro.
Ai është kërkuar në det për muaj të tërë, sepse u mendua se mund të jetë hedhur nga Durrësi në Qerret.
Ndërkohë, muajt e fundit po kërkohet në tokë.
Ka informacion, ka një foto, ai person duket ku e ka plumbin.
Nuk ka patur shumë kohë. Di që policia di edhe emrin se kush e ka bërë. Ai person është larguar nga territory i Shqipërisë, por pagesa ka qenë e disa gruepeve.
Në atë kohë u krijua një aleancë, sepse Martinaj nuk ishte njeri i zakonshëm, por bëri revolucion në botën e krimit të organizuar, duke miksuar, biznesin, krimin dhe politikën.
E mori bazën kur ishte e djathta dhe u fuqizua më shumë kur ishte e majta edhe pse kundërshtar.
Ai u bë problem për qeverinë, por edhe për Rithemelimin.
Nëse do të gjendet kufoma, do të kemi deklarim zyrtar.
Shifra pesë million euro ka qenë e deklaruar por nuk gjendeshin ekzekutorët.
Martinaj kishte komunikuar me Dumanin dhe i kishte thënë nëse ti godet Indrit Doklen, ke 500 mijë euro.
Imagjino, 5 milionë ka dhënë SHBA për të kapur Escobarin, që vajti 30 miliardë dollarë.