Gazetarja Aida Topalli ka folur sot për ngjarjen tronditëse të vrasjes së Martin Canit, e cila ndodhi disa ditë më parë. E ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën, Topalli ka rrëfyer për video-materialin që ka në posedim policia, ku duket momenti i konfliktit fizik mes Martin Canit dhe Mario Përlleshajt. Ajo ka pohuar se pamjet janë shumë të rënda dhe të patransmetueshme.
Advertisements
Sipas saj, grupi i viktimës dhe i autorit ishin të gjithë bashkë, dhe ata duken në video duke dalë nga një rrugicë pranë shkollës “Fan Noli”, për të shkuar pas një godine me ngjyra. Fillimisht ka pasur një sherr me grushte, duke bërë që viktima, Martin Cani, ta hedhi përtokë Mario Përlleshajn, i cili ishte i armatosur me thikë dhe e qëlloi atë.
Advertisements
Gjithashtu, ajo ka shtuar se një person tjetër, i dyti i përmendur si autor, Kledjon Bejkaj, ka goditur me grushte dhe ka tentuar të largojë Martin Canin nga Mario Përlleshaj, pa e ditur që ky i fundit kishte përdorur thikën për të ndihmuar shokun e tij. Pas kësaj, grupi i Marios dhe një pjesë e shoqërisë së Martin Canit, që përbëhej nga adoleshentë, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Video tregon gjithashtu Mario Përlleshajn duke çaluar, ndërsa ai dhe shoku i tij kanë porositur një taksi dhe janë larguar për në një spital privat.