“Japim 20 mijë euro, veç ta mbarojë”/ Dosja Çyrbja, ja si Altin Hajri i kërkon deputetit të “prishë provat”

by editor

Në dosjen hetimore të Altin Hajrit, të siguruar nga platforma SKY, zbulohet një model i mirorganizuar i bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe përfaqësuesve të shtetit.

Advertisements

Hajri, i njohur si “i forti i Shijakut”, kërkonte ndërhyrje për të prishur provat e një pistolete që mund të implikonin një 23-vjeçar të arrestuar. Në një prej bisedave, ai premton para për të realizuar këtë qëllim:

Advertisements

“Sa lekë duan, veç ta prishim atë mrokllën… Japim 20 mijë euro, veç ta mbarojë.”

Kjo bisedë ndodh vetëm pak orë pas arrestimit të të dyshuarit, ndërsa Hajri synonte me çdo kusht lirimin e tij nga burgu.

Për të arritur qëllimin, ai përmend emra si ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe kërkon ndërhyrje në nivel të lartë.

Sipas ish-drejtorit të ekstradimeve, Arben Braçe, krimi i organizuar ka depërtuar thellë në strukturat shtetërore.

Ai thekson se lidhjet e krimit me policinë, prokurorinë, gjyqësorin dhe politikën kanë krijuar një sistem të përbashkët, ku eksponentët e tij gëzojnë ndikim të madh dhe avancojnë përfaqësues të rinj, përfshirë dhe familjarë, në pozicione kyçe të pushtetit.

You may also like