Jaupi jep lajmin për masakrën e Shkodrës: Vrasja e qytetarëve të pafajshëm është alarmante, autorët janë…

by editor

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, në një intervistë televizive, komentoi masakrën e Shkodrës, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një çift bashkëshortësh, pa lidhje me ngjarjen.

Advertisements

Jaupi tha se i vjen akoma më tepër keq për dy kalimtarët e rastit, që mbetën viktima në këtë ngjarje. Ai deklaroi se janë përforcuar masat e sigurisë në qarkun verior.

Advertisements

Më tej, Jaupi deklaroi se një tjetër qytet problematik sa i përket krimit është edhe Vlora. Sipas tij, Elbasani tashmë është më i qetë, pasi bandat kriminale atje kanë marrë dënime të shembullore.

Rebani Jaupi: Strukturat e policisë po hetojnë ngjarjen në Shkodër dhe ngjarje të tjera. Ka një dritë për ngjarjen e Shkodrës. Ngjarja në Shkodër është në ndjekje, përditë dalin fakte të reja. Jam i bindur se do kapen autorët e ngjarjes në Shkodër dhe ngjarjeve të tjera të rënda të ndodhur së fundmi. Kemi marrë masa të shtuara në qarkun e Shkodrës, ku ka pasur problematika të shumta, edhe për kultivimin e drogës.

Advertisements

Sidomos vrasja e dy qytetarëve të pafajshëm është vërtetë alarmuese. Do bëjmë gjithçka që Shkodrës t’i kthehet siguria. Problematike është edhe Vlora. Në Elbasan janë goditur disa grupe kriminale dhe ka rënë agresiviteti i bandave në këtë qytet.

You may also like