Moti në vend, që në orët e para të mëngjesit ka nisur me mbizotërimin e vranësirave të shumta, të cilat kanë gjeneruar momente me reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore, kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës.
Advertisements
Do të vijojë edhe dita e martë, të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta, duke bërë që të kemi vetëm momente të pakta me reshje të izoluara shiu në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat qendrore.
Advertisements
Duke filluar nga dita e mërkurë, deri të premten, do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera deri në 0 gradë celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet regjistrohen deri në 16 gradë celcius.
Nga e marta deri në vijim, do të ketë rënie të temperaturave, minimumet do të zbresin në -7 gradë celcius në zonat verilindore të territorit shqiptar.