Cilat janë shenjat më të favorizuara dhe cilat duhet të jetë më të vëmendshme sipas astrologut Jorgo Pulla në këtë javë të tretë të muajit mars
Advertisements
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri parashikimet e tij për javën, në bazë të pozicionimit planetar.
Advertisements
”Kemi disa data të rëndësishme këtë javë siç janë datat 20, 21, 22, 23 mars që pritet të kenë zhvillime për të gjithë shenjat e zodiakut. Më datën 20 mars kemi ekuinoksin pranveror dhe fillimin e vitit të ri astrologjik veçanërisht për shenjën e Dashit” e nis kështu bisedën Jorgo, duke shtuar se ekuinoksi do u japë të gjitha shenjave mundësi për të rilindur. Sipas tij, kjo periudhë është fillimi i vitit të ri astrologjik, edhe pse ne kemi hyrë zyrtarisht në pranverë që nga 1 marsi, ku Dielli hyn në Dash.
”Dashi na frymëzon të jemi të guximshëm dhe vendimtarë në jetën tonë, në fillimin e vitit të ri astrologjik, presim ndryshime dhe le të shohim se ku mund të marrim frenat në jetën tonë dhe si mund të rilindim” shtoi Jorgo. Me datën 21 Mars kemi Diellin tek Dashi, ku formon një kënd me Plutonin tek Ujori dhe tregon se ne mund të kemi më shumë kontroll në jetën tonë, të jemi më efektivë në qëllimet tona, duke treguar përkushtim dhe këmbëngulje.