“Je bërë si shtrigë” – “Maksimumi jam si borëbardha pa tualet”/ Ish-Zv.Ministrja e PS thumbon Bora Muzhaqin: Jepi mend aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave (Foto/Video)

by editor

Ish-zv.ministrja Irena Beqiraj ka thumbuar Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila kohët e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Advertisements

Në një video të pak ditëve më parë, që vetë Muzhaqi e ka publikuar në rrjetet sociale, ka rënë në sy komenti i një ndjekësi, i cili i ka shkruar “Jë bërë si shtrigë”. Përgjigjja e ministres ishte: “maksimumi jam si borëbardha pa tualet”.

Advertisements

Kjo e ka nxitur ish.zv ministren Irena Beqiraj që të reagojë duke ironizuar: “M’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:”O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!”

Advertisements

@boramuzhaqi Mendime dite për gjyshat dhe gjyshet. Ata që ndihmojnë prindërit të rrisin fëmijët, ata që japin kaq shumë dashuri pa pritur kurrë asgjë në këmbim. Nëse sheh këtë postim bëji një telefonatë gjyshit dhe gjyshes, jepu një përqafim, dhuroji një puthje. #gjyshi #gjyshja #ditapareeshkolles😍📚🖊🌍🌟 ♬ Storytelling – Adriel

Komenti i Irena Beqirajt

Ja edhe një thënie tjetër:

Ndërsa po lexoja shkëmbimin e mesazheve të Ministres Muzhaqi me disa nga komentuesit e saj, m’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:

“O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!

You may also like