“Je e përdalë, k*rve”/ Pas ofendimeve të Gracianos ndaj Heidit, ‘shpërthen’ ashpër ish-banori i BBV (Video)

by editor

Graciano Tagani ka shpërthyer keq mbrëmë ndaj Heidi Bacit, duke i thënë se ‘je për turp, s’ke edukatë, s’ke norma’. Madje ai e pyeti se ‘me kë do shtrihesh, me Fationin, me Romeon?’.

Advertisements

Kjo deklaratë e Gracionos është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale, ku pjesa më e madhe e kanë kritikuar si dicka shumë të turpshme këtë deklaratë.

Advertisements

Lidhur me këtë , ka reaguar edhe Fation Kuqari, ish-banori i BBV3, i cili fillimisht pati një afrim brenda shtëpisë me Heidin.

“Miq dua të flas pak për çështjen, Heidi-Graciano-Romeo, sepse më duket shumë e turpshme që për të kapur prime-n apo një audiencë të caktuar, t’i përmendësh një femre njohjet që ka patur ajo. Të gjithë kemi patur njohje, si jashtë si brenda. Këtu do të thotë që të njohësh një mashkull, je e përdalë apo k*rve. Eshtë krejt normalë që mos të ecë njohja dhe të nisësh diçka tjetër. Dhe për ta cekur, ti thuash tjetrës, që unë nuk kam qenë kurrë në një krevat me Heidin dhe t’i përmendesh se kujt do t’i futesh në krevat për të kapur situatën, pavarësisht se nuk është në dëmin tim po në dëmin e Heidit, mua prap më vjen të reagoj. Dhe jo e e dua atë vajzë si njeri por thjesht më duket një gjë shumë e pahijshme dhe shumë e turpshme që një mashkull ta përdorë këtë lloj gjëje për të kapur prime-n. Shumë e shpifur“, shprehet Fationinë një postim në Instastory.

You may also like