BBA VIp 4 ka hapur dyert për banorët e saj të rinj, duke sjellë një atmosferë të mbushur me pritshmëri, strategji dhe emocione. Që në ditët e para, loja ka nisur fuqishëm me debate mes personazheve që po shfaqin karakteret e tyre të veçanta.
Advertisements
Ditën e sotme teksa ishin ulur në oborr ku të pranishëm ishin edhe Jozi, Olsi dhe Amberi, banoret Rozana dhe Gerta janë përfshirë në një diskutim në lidhje me situatën e djeshme ku Jozi ofendoi rëndë këngëtaren.
Advertisements
Pjesë nga diskutimi:
Gerta: O Roz, po si e lëshove shtëpinë dje ashtu dirket? Që ishim të gjithë mbas teje dhe na lëshove direkt pas ‘Prime’-t. Hapu pak Olsi se dua ta shoh në sy kur i flas.
Rozana: Gerta nuk jam në gjendje. Kur të jem pak më mirë sepse ti e kupton besoj që nuk jam mirë hajde fol çfarë të duash por të lutem a ta konsumoj këtë kafen tani? Besoj që kam kaluar një natë jo të mirë.
Gerta: Jo ne nuk do flasim kur do ti.
Rozana: Po mirë unë nuk dua të flas unë ty.
Gerta: Nuk do? Mos fol por që na lëshove dje na lëshove.
Rozana: Unë nuk kam ardhur këtu të më mbrosh ti
Gerta: Po ti e lëshove kokrrën e lotit kaq mi, u drodhe e gjitha dhe ishe gati të lije lojën do të dlje nga shtëpia.
Rozana: Gerta ti nuk do ta kuptosh që unë nuk dua të flas. Më lër ta konsumoj këtë kafe.
Gerta: Po jo mi se nuk dua ta lë. Nuk dua ta lë, ishe duke dalë nga shtëpia. Të gjithë u bëmë me ty dhe ishim kundra Jozit dhe kauza ishte shumë e rëndësishme. Denigrimi.
Amber: Mos fol për të gjithë
Gerta: Dakord po flas për vete.
Rozana: Jo, Jo për vete mos fol sepse unë nuk dua për këtë temë të flitet më. Kur jam unë jo.
Gerta: E gjithë shtëpia Roz ishte pas teje dhe ne e besuam atë që ti ndjeve aty.
Rozana: Ti je shumë e keqe. Nuk kam parë grua më të keqe se ty.
Gerta: Ishe gati të lije lojën dhe të gjithë e besuam.
Rozana: Grua më të keqe se ty që luan me këto gjëra kaq të rënda nuk kam parë. Kjo gjë është mes meje dhe Jozit dhe e kam mbyllur e kam falur. Pikë mbaroi.
Gerta: Nuk është mes teje dhe Jozit sepse për atë që ka bërë Jozi, për të gjithë atë denigrim të figurës tënde, unë e nominova.
Rozana: U mbyll kjo gjëja.
Gerta: Jo nuk u mbyll. Pra ti u pajtove me Jozin, ndërkohë unë nominoj Jozin dhe jam armik me të prej teje. Se kështu i bie. Ky është thelbi gjërave.
Rozana: Grua më të keqe nuk kam parë. Më vjen turp që e dëgjoj këtë fjalë se je edhe nënë vetë. Më vjen keq që ajo nëna e dikujt tjetër e dëgjon këtë nga goja jote. Tani mbylle këtë gjë. Më vjen turp që flas me ty tani.