“Je mashtruese”/ Ish-partneri kundërshton Ledjonën: S’kam komunikim me ty! Nuk di ku është vajza, kujt ia ke lënë?!

by editor

Ledjona u shpreh se më babanë e vajzës së saj ruan marrëdhënie të mira dhe komunikim të vazhdueshëm

Ish-partneri i Ledjona Xheladinajt ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga gazetarja në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Advertisements

Pak ditë më parë, Ledjona u shpreh se më babanë e vajzës së saj ruan marrëdhënie të mira dhe komunikim të vazhdueshëm.

“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet. Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”– tha Ledjona.

Advertisements

Por, në një reagim në rrjetet sociale, ish-bashkëshorti pretendon të kundërtën. Ai e quan gazetaren investigative mashtruese dhe thotë se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.

“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty”– shprehet ai.

Advertisements

You may also like