Dy banorët e Big Brother VIP, Jozi Marku dhe Loredana Brati, që në nisje të formatit janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.
Advertisements
Edhe pse ata ende nuk kanë konfirmuar një romancë, pjesën me të madhe të kohës janë parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Advertisements
Mirëpo një deklaratë ka ardhur nga Loredana së fundmi e cila është shprehur se Jozi është një pengesë për të brenda formatit.
“Ti je një minus për mua mendoj, më ke krijuar njëfarë paniku sepse ti më kë ndikuar këtu brenda, më ke ndikuar në humor. Unë kam ardhur këtu më një objektiv dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë që një person që do më pëlqente do ishte pengesë, dhe ti vërtetë ke qenë pengesë,” i tha Loredana Jozit gjatë një bisede së bashku.
Ndër të tjera, banorja u shpreh se ka menduar së fundmi se të dy ata bashkë nuk shkojnë me njëri-tjetrin, një deklaratë e cila në pamje të parë u duk se e mërziti konkurentin.
“Unë jam akoma duke menduar se unë dhe ti nuk shkojmë bashkë,” u shpreh ajo.