“Jemi dhu*nuar fizikisht”- Vokshi: Kuvendi është kthyer në burg të sigurisë së lartë, por ne nuk do heqim dorë! Na kanë pasur dhe do na kenë përballë

by editor

Deputetja Albana Vokshi ka pretenduar se ajo dhe koleget e saj janw dhunuar nga Garda.

Advertisements

Pavarësisht se Elisa Spiropali thoshte se nuk ishin urdhrat e saj, të na thotë se kush e mban peng. Parlamenti nuk është përfaqësues i popullit, por është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat.

Advertisements

Shiheni si i kanë vënë hekurat, është kthyer në një burg të sigurisë së lartë.

Jemi një ditë pas hapjes së kapitujve, kapitulli i parë janë institucionet demokratike. A është institucion demokratike ky? Gratë po dhunohen.

Advertisements

Kush e ka dhënë urdhrin që të mos lejohen deputetët e opozitës pa nisur seanca. Ndalimi i deputetëve ka qenë i qëllimshëm. Mundohen të na pengojnë. Nuk lejohen përfaqësuesit e popullit, ndërsa lejohen përfaqësitë e Bajrave dhe Gjokave.

Nuk do heqim dorë, na kanë pasur dhe do na kenë përballë. Jemi dhunuar fizikisht. Zonja Hoti u përndoq “, tha Vokshi.

You may also like