“Jemi në shenjë”, si e përdorte Dedan Gjoni policinë për të informuar Zenelin për atentatin ndaj dy vëllezërve

by editor

Për planifikimin e atentateve për dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela ka qenë në dijeni ish shefi i krimeve të komisariatit 6 Dedan Gjoni.

Advertisements

Ky i fundit, i arrestuar, kontrollonte sistemet e policisë në të cilat ka pasur akses për t’i dhënë informacione Ismail Zenelit lidhur me vëllezërit.

Advertisements

Për veprimtarinë e Zenelit ka qenë në dijeni Dedan Gjoni, ku në disa komunikime ky i fundit thotë se “janë në shenjë” për të kryer veprimin e tyre.

Ne dosje janë zbardhur edhe bisedat e Dedan Gjonit me persona të tjerë në datën 24 shkurt 2021.

Advertisements

“Shtetasi Dedan Gjoni, punonjës policie, ka përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, në shërbim të qëllimeve të paligishme të shtetasit Ismail Zeneli dhe për nevoja të diktuara nga detyra funksionale e tij.

Rezulton se shtetasi Dedan Gjoni ka vepruar në shkelje të plotë të detyrave funksionale të tij, duke krijuar kushte që mund të cënojnë jetën e personave Edmond dhe Albert Nela, si dhe ka kryer veprime aktive në kundërshtim me misionin e Policisë së Shtetit.

Personi nën hetim Dedan Gjoni dyshohet se ka qenë në dijeni të plotë të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli, pasi ai me këtë të fundit nuk kanë patur njohje të mëparshme, por në një periudhë të shkurtër kanë patur intesitet komunikimi vetëm për një qëllim, marrjen e informacionit për vendndodhjen e vëllezërve Nela.

Shtetasi Dedan Gjoni ne biseden e dates 24.02.2021 shprehet se: ” E E E” “Besoj se kësaj radhe jemi në shenjë”… “Me qetësi do e marrim tani”… “Jemi ne koke”…” ekspozon veten si pjesë të planit”.”, thuhet në dosje. /vplus

You may also like