“Jemi në territor italian”- Rama flet italisht gjatë konferencës me Melonin në kampin në Shëngjin dhe i përgjigjet “Reporter”: Mafia shqiptare, s’ekziston

by editor

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me homologen Giorgia Meloni nga kampi në Gjadër, ka zgjedhur të flasë italisht duke u shprehur se “jemi në territor italian”.

Advertisements

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë tju shoh këtu shëndoshë e mirë”, tha kreu i qeverisë, duke iu drejtuar reportazhit të emisionit italian “Reporter”, teksa shtoi “SPAK na siguroi se nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare”.

Advertisements

“Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë tju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazeta italiane zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, mqs gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve po merremi së bashku me prokurorinë dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht ka grupe kriminale, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare”, tha Rama.

You may also like