Ditën e djeshme Forumi Rinor i Partisë Socialiste mbajti Kuvendin Kombëtar, ku një prej anëtarëve që mori më shumë vëmendje se të gjithë ishte i riu Dasho Veizajn.
Advertisements
Para bashkëmoshatarëve të tij socialistë, kryeministrit Edi Rama e veteranëve të Partisë Socialiste, ai nuk i “kurseu lavdet” e elozhet për rininë shqiptare e të majtët.
Advertisements
“Jemi petalet e partisë”, ishe një prej frazave të përdorura nga Veizaj në fjalimin e tij të djeshëm, frazë e cila ka bërë xhiron e rrjetit.
Por a e dini kush është ai? Një fakt interesant është zbuluar së fundmi. Mësohet se 19-vjeçari është pjesë e botës së futbollit ku dhe është një arbitër i kampionatit shqiptar.
Kujtojmë se ditën e djeshme 19-vjeçari tha se rinia është petalja më e bukur e trëndafilit socialist dhe se Partia Socialistë është forca politike që po ndërton Shqipërinë.
“Të dashur shokë dhe shoqe të Partisë Socialiste, ne jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist që nuk venitet kurrë.
Por unë nuk ika, por qëndrova sepse Shqipëria sot nuk është një vend i cili duhet të ikësh. Ne po e ndërtojmë Shqipërinë dhe po e mbushim me dije dhe vizion. Dhe kush punon? Ne punojmë! Dhe kush lufton? Ne luftojmë”, tha i riu socialist.