“Jeto djali i mamit dhe babit”, 20-vjeçari shqiptar vdes pas aksidentit me motor, mesazhi i të atit kur i biri luftonte për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetën në mënyrë tragjike. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane një 20-vjeçar shqiptar u aksidentua me motor në rrugën “Modena” dhe si pasojë humbi jetën.

Advertisements

Ngjarja u regjistrua më 25 prill në Torrita di Siena ku shqiptari i identifikuar si Angelo Kanapari u aksidentua teksa ishte duke qarkulluar me motorin e tij.

Advertisements

Menjëherë ai u dërgua me urgjencë në spital ku për ditë me radhë luftoi me vdekjen, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë mbrëmjen e 30 prillit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe xhaxhai i të riut shqiptar i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka lajmëruar ndjekësit për ndarjen nga jeta të nipit të tij.

“Ndahet nga jeta në një aksident tragjik me motor, nipi im Angelo Kanapari në moshë të re, duke “lënë në pikëllim nënën Brunilda, babën Ferik, vëllain Aleksandër, gjyshërit dhe gjyshet, miqtë dhe shokët e tij”, shkruan ai.

Ndërkohë që dy ditë pas aksidentit, nëna e të mituri kishte ndërruar foton e profilit. Përpos dhjetëra komenteve të ndjekësve të cilët luteshin për shërimin e Angelos, komenti që na ra në sy është ai i babait të 20-vjeçarit.

“Forca dashuria e babit dhe mamit”, shkruan ai, por fatkeqësisht biri i tyre nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve duke lënë kështu në dhimbje të madhe familjarët, vëllain e tij si dhe të gjithë miqtë.