Jo vetëm të atin dhe 14 qytetarët/ Autori i masakrës së Pragës ka kryer të tjera vrasje?

by editor

Hetimet e policisë kanë zbuluar prova, që mund ta përfshijnë Kozak në një tjetër krim

Të tjera detaje kanë dalë në pah për autorin e masakrës së Pragës, David Kozak, i cili dyshohet se ka kryer një tjetër krim të rëndë.

Advertisements

Teksa ditën e djeshme u raportua se ai dyshohet si autor i vrasjes së babait të tij, hetimet e policisë kanë zbuluar prova, që mund ta përfshijnë Kozak në një tjetër ngjarje kriminale. Kështu, policia beson se David Kozak ka vrarë një 32-vjeçar dhe vajzën e tij dy muajshe në një pyll pranë kryeqytetit çek, më 15 dhjetor.

Trupat e tyre u gjetën po atë ditë, pasi disa banorë raportuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë në një pyll në Klanovice, 11 milje në lindje të qendrës së qytetit të Pragës. Asnjë autor nuk u gjet pavarësisht nga qindra policë, qen dhe një helikopter i pajisur me imazhe termike që krehnin zonën brenda një jave që nga ajo kohë. Por pas një kontrolli në shtëpinë e Kozakut, policia çeke tha se gjeti prova që e lidhin atë me vrasjen e dyfishtë.

Advertisements

“Ne po punojmë shumë seriozisht me versionin, i cili është shumë real për momentin, se sulmuesi i sotëm është gjithashtu përgjegjës për dy viktimat e të premtes së kaluar në pyllin e Klanovicës. Jam i bindur në këtë pikë se këto ishin viktima të përzgjedhura krejtësisht rastësisht nga një person pa asnjë precedent penalë.”-tha shefi i policisë Martin Vondrasek, pas sulmit të djeshëm.

Ditën e djeshme 24-vjeçari vrau fillimisht të atin në shtëpinë e tyre dhe më pas, shkoi në Universitetin ku ai studionte dhe ishte nxënës ekselet. Ai u ngjit në çatinë e godinës dhe hapi zjarr drejt sheshit, duke vrarë 14 persona, e duke plagosur 24 të tjerë.

Advertisements

You may also like