Jozi përplaset me Gramosin:E ke lënë gruan shtatzënë dhe ke ardhur këtu

Gramos Bajçinovci është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania të shtunën, pasi u përzgjodh nga publiku për t’u bashkuar me dy konkurrentë të tjerë. Pasi u fut në shtëpi, ai pati një përplasje të fortë me Jozin, një banor të njohur për deklaratat e tij kundrejt Rozana Radit, që i shkaktuan shumë reagime të forta.

Advertisements

Në një moment tensioni, Gramosi i tha Jozit: “Burrë jo, qenke rritur dy metra ama akoma kalama. Më vjen keq, ama nuk qenke djalë i mirë.” Ky koment shkaktoi një përgjigje të menjëhershme nga Jozin, i cili iu drejtua Gramosit: “Ty nuk të vjen zor prej familjes tënde. E ke lënë gruan tënde shtatzënë dhe vjen rri me mua këtu.”

Advertisements

Gramosi iu përgjigj menjëherë: “Ku e di përse kam ardhur, duhet me të ardh marre që ma përmend gruan.”

Ky ishte vetëm një tjetër moment i përplasjes mes banorëve të Big Brother VIP, të cilët vazhdojnë të kenë debate dhe tensione të shumta mes tyre, duke sjellë drama të shumta përpara kamerave.