“Ju i ndryshuat emrin kësaj rrugice!”, Berisha nga dritarja: Kjo nuk quhet më “rruga e Salës”, por

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Advertisements

Berisha u shpreh se mbështetësit e tij ia ndryshuan emrin rrugës ku ai banon, “Mustafa Matohiti”, por e njohur gjerësisht si “rruga e Salës”, për shkak të vendndodhjes së shtëpisë së ish-kreut të qeverisë.

Advertisements

Sipas tij tanimë kjo rrugë quhet “rruga e shpresës” dhe jo më “rruga e Salës”.

“Ju ia ndryshuat emrin kësaj rruge, të rinjtë e quanin “rruga e Salës” për të shijuar shërbimin e bizneseve këtu pranë, por kjo nuk quhet më “rruga e Salës”, por rruga e shpresës”, u shpreh Berisha.

Pjese nga fjalimi

Fajin e ka Saliu do u thonë sepse u përball dhe nuk u mposht dhe nuk do mposhtet kurrë nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Soros, arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë për vjedhjen e pasurive të kombit tonë dhe të shpopullimit të Shqipërisë.
Sot, një eksponent, ish-i dërguari i Xhorxh Sorosit në vitin 1992 në Tiranë, i quajturi Fron Nahzi, të cilin e përzura bashkë me kolegun e tij për 48 orë nga Shqipëria si agjent i rezidentit të Millosheviçit në Tiranë, shprehte gëzim dhe kënaqësi për vënien në arrest të Sali Berishës.
Do i them këtij mjerani, këtij shqiptari në pamje dhe serb në shpirt, se as ti, as Xhorxhi dhe askush në botë nuk do mund të ndalë përpjekjen e Sali Berishës për realizimin e idealeve demokratike.
Buzëqeshjen, gëzimin do ua ngrijmë në fytyrë!
Ja pra pse e burgosin Sali Berishën pa asnjë provë, pa asnjë fakt, si në Rusinë e Putinit, ja pse duan t’i mohojnë lirinë e të shprehurit sikur të ishte ky një vend i dikurshëm, ku vepronte ligji i agjitacionit dhe propagandës, sikur të ishte koha kur Kristaq Rama, intelektuali xhelat dhe zëvendësi i Ramiz Alisë, firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela vetëm për fjalën e lirë.
Por ne nuk mposhtemi. Misioni ynë për shpëtimin e Shqipërisë është i shenjtë.
Amaneti i të parëve tanë mishërohet tani tek ne në këtë betejë që zhvillojmë. Në këtë betejë për liri dhe dinjitet, mishërohet shpirti i pamposhtur, guximi legjendar i Gjergj Kastriotit, mishërohet guximi legjendar i Ismail Qemalit, Adem Jasharit, Azem Hajdarit sepse armiqtë që kanosin sot Shqipërinë janë armiq po aq të egër si ata që luftojmë sot, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse demonë të pushtetit të tyre.

You may also like