Në një intervistë të zhvilluar në një emision televiziv gazetari Basir Çollaku ka dhënë një pasqyrë të thellë të hetimeve që po zhvillohen mbi veprimtarinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Advertisements
Ai ka zbuluar informacione të reja që lidhin këtë hetim me korrupsionin dhe pastrimin e parave, duke theksuar se çështja është shumë më e gjerë se sa duket në sipërfaqe.
Advertisements
Çollaku ka përmendur se çdo ditë po dalin prova të reja, duke përfshirë gjetje të parave dhe kontratave të dyshimta. Ai ka theksuar gjithashtu lidhjet e ngushta mes Veliajt dhe biznesmenëve që janë pjesë e fushatave elektorale.
Hetimi që po zhvillohet përfshin edhe pasuri të fshehura dhe pastrim parash përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe veprat e artit. Në intervistë, ai ka lidhur këto fakte me fjalët e kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke thënë se ata janë të lidhur direkt përballë përgjegjësisë penale.
Sipas tij, kjo çështje është një emergjencë për besueshmërinë e institucioneve dhe kërkon hetime të thella për të zbuluar të vërtetën.
‘Ne kemi një 5D brenda shtëpisë së Veliajt, kemi në çdo banesë të kontrolluar, apartament apo zyrë, dhe apartamente sekrete. Po na del një çdo ditë, gjejmë para, gjejmë kontrata, gjejmë materiale komprometuese për kryetarin e bashkisë, për familjen e tij, për sipërmarrës dhe biznesmenë të cilët kanë qenë në një farë mënyre dhe të kontraktuar për fushatat elektorale. Ky ka qenë ekipi që ka dhunuar vullnetin e qytetarëve të Tiranës, çka e bën një emergjencë edhe për besueshmërinë e policisë, me këto akuza dhe këto prova të shumta të gjetura, jo vetëm për Veliajn, por edhe për familjarët e tij.
Kujtojmë këtu që jo vetëm 100 mijë eurot e gjetura herën e fundit në apartamentin “kesh”, ka edhe një emër të çuditshëm, mbase ka qenë i mbushur gjithë apartamenti, por edhe veprat e artit që janë një nga destinacionet e pastrimit të parave.
Ky hetim do të na çojë në të tjera afera, do të na çojë në të tjera seli të fshehjes së parave, mund të jenë offshore, mund të jenë biznese jashtë vendit. E gjithë kjo, nuk mund të jetë e ndarë, nuk mund të jetë e shkëputur nga kryeministri i vendit, sepse gjithë këto pallate shumëkatëshe, gjithë këto investime strategjike, sidomos në kryeqytet, nuk mund të menjanohen dhe të shkëputen pa firmën, nënshkrimin, përgatitjen së dosjes nga kryebashkiaku i Tiranës dhe nga ekipi i tij.
Pra, kryeministri dhe kryebashkiaku e kanë të lidhur fatin penal dhe fatin e fajësisë së tyre së bashku, sepse nënshkrimet, bizneset dhe gjithë këto dosje të shumta që gjenden tani në hetim nga prokuroria e posaçme, kemi 5D, kemi EcoTirana, kemi Ndraghetën, kemi Teatrin Kombëtar, kemi mbjelljen e pemëve, nuk e di sa dosje kemi që nuk janë aty.
Kemi një dosje të cilën antimafia italiane dhe gjykata me një vendim të formës së prerë denuan biznesmenët që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës.’- u shpreh Çollaku.