“Ka emra të tjerë të rëndësishëm”, Lala zbulon detajet: SPAK sekuestroi telefonat e personave të rëndësishëm të Veliajt

Klodiana Lala, e ftuar në një emision televziv, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Advertisements

Lala tha se SPAK ka sekuestruar edhe telefonat e personave të tjerë të lidhur me Veliajn.

Advertisements

“Në datën 6 dhjetor, oficerët e BKH ushtruan kontroll në bizneset e Ajola Xoxa dhe Arbër Veliajt. Morën celularin personal të zonjës Xoxa dhe celularin e vëllait, Arbër Veliajt, celularin e Elman Abule dhe Marisa Nito. Nga 6 dhjetor deri sot SPAK ka bërë këto veprime. Ka marrë dëshminë e Xoxës, Veliajt. Ka zbuluar detaje që nuk i dinim, si ishte nisur hetimi, veprat penale, etj. Ka pyetur Marisa Niton, bashkëshorten e Elman Abule.

A mund të bëjë SPAK më tepër? Sigurisht. A duhet të veprojë me urgjencë? Veliaj është vënë me bukë në trajsë për të kërkuar Nesti Angonin, nuk e kërkon për të bukur, por për ta intimiduar. SPAK ta kritikojmë kur duhet dhe ta shtyjmë pozitivisht. Nëse e kërkojmë hetimin në studio, i bie të mbyllet prokuroria.

Historia e hetimit, për Metën dhe Kryemadhin hetimet ishin drejt finalizimit, nuk e di përfundimin, por mjaftoi një celular në shtëpinë e nënës së Kryemadhit, kaluan edhe 8 muaj për të ndërtuar një çështje krejt të re.

Në informacionet që kam, janë sekuestruar edhe celularë të tjerë, të personazheve të rëndësishëm në raport me Veliajn. Nuk kam dokument dhe nuk nxjerr dot emra, por janë të rëndësishëm në mënyrën se si dyshohet se është kryer korrupsioni.

Deri dje thuhej me të lartë, nuk e thërrasin ta pyesin, ja u thirr dhe iu kontrollua biznesi i bashkëshortes”, tha Lala.