Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv bëri një deklaratë të fortë duke thënë se personi, i cili shfaqej në video në masakrën e Donbraçit, që ishte Ibrahim Lici, ka vajtur në spitalin e Shkodrës dhe ka pyetur mjekët nëse i rrezikohej jeta me plagët që kishte marrë.
Advertisements
Mjekët, siç shprehet Karamuço, i kanë thënë jo, dhe në këtë moment ai është larguar duke marrë shërbim shëndetësor në klinika private.
Advertisements
“Kur ka mbërritur patrulla e parë e policisë, njëri prej pjesëtarëve të grupit të gatshëm ka njohur këtë person. Policët shtagën dhe nuk dinin se çfarë bënin, nuk morën masat elementare, që janë rrethimi I vendit të ngjarjes, marrje e dëshmitarë dhe ky peron ka qenë dukshëm I plagosur, I gjakosur, që duhej të ishte shoqëruar menjëherë, I jepej ndihmë në spital, mbahet nën mbikëqyrjes sipas procedurës standard që bën policia. Këto bën policia.
“Merret një deklaratë, ajo dokumentohet, këtë bënë policia,. Mos të them që ai person që shkoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka furur në ambulancë, ka vajtur në spital , aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam, I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej, ka vajtur në spital, dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihme, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur I shoqëruar nga dy makina madje.”, tha ai.
Advertisements