Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë me gratë dhe vajzat e Partisë Socialiste. Rama iu rikthye retorikës se “gjysma e burrave janë çyryk”.
Advertisements
Rama: Ka filluar një si sekëlldi që shprehet sidomos në pasqyrat e kënetës në mbrëmje në ekrane. Kur dalin këto të tërë dhe marrin nëpër gojë gjithë dynjanë që Edi Rama po ofendon burrat. Thjesht konstatoj që gjysma e burrave janë shumë në rregull, ka një gjysëm tjetër çyryk. Nisem nga fakti që ka shumë burra, që ndjehen mirë në kënetë. Janë shumë burra që ndjehen mirë me atë qasjen e vjetër dhe me rrugën e vjetër që dihet ku të çon. Ne nuk ndjehemi mirë deri kur ta vendim plotësisht barazinë gjinore. Kemi bërë hapa të konsiderueshëm.
Advertisements
Çka sot pasqyrohet në pjesëmarrje në publike. Në këshilla bashkiakë, në parlament, gratë në qeveri janë mbi 50%. Në sipërmarrje kanë arritur thuajse në 30%. Duhet të shtrihet shumë më thellë në shoqëri për të garantuar çlirimin dhe barazimin mes gjinive në çdo familje. Dhuna ndaj grave ka rënie, po e pamjaftueshme. Shpërfillja dhe trajtimi jo i barabartë i vajzave ka rënie. Këtë betejë mos ta bëjmë vetëm për vete por edhe për gra dhe vajza të tjera. Kemi dy shembuj të rinj, futëm në parti risinë e bashkëdrejtimit të organizatave, burrë ose djalë, grua ose vajza. Kjo na ka sjellë të mirën e madhe që shumë gra dhe vajza janë afruar. Kemi në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, në skuadrën që është sot në fushë të kësaj gare të 11 majit, 71 gra dhe vajza. Në listat e mbyllura kemi 52% gra dhe vajza. Këtu nuk ka gjë më të bukur se sa gratë dhe vajzat do luftojnë për burrat që janë kandidatë.