“Ka një sherif të ri në qytet” – Këlliçi publikon FOTON e Chris LaCivita me zëvendëspresidentin amerikan

Arkitekti i fitores së Donald Trump, Chris LaCivita, deklaroi gjatë një interviste në Çim Peka LIVE, se gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht në SHBA.

Advertisements

‘Ka një sherif të ri në qytet’, tha LaCivita, që do punojë për të sjellë në pushtet edhe Partinë Demokratike shqiptare, duke iu referuar presidentit Donald Trump.

Advertisements

Pak më vonë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbajti një fjalim historik në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Edhe aty, JD Vance u shpreh se ‘tani ka një sherif të ri në qytet’.

Ndërkohë, Belind Këlliçi publikoi një foto të Chris LaCivita në krah të JD Vance, përpara avionit presidencial.

Këlliçi shkruan: ‘Ka një sherif të ri në qytet’ në anglisht, ndërkohë që kjo shprehje është bërë virale jo vetëm në SHBA, por tanimë edhe në Shqipëri.