Detaje të reja kanë dalë nga kanosja e gjyqtarit të Fierit, Vladimir Cjapi, për të cilin dy ditë më parë policia dhe prokuroria shpallën në kërkim, Arben Isufaj alias “Ben Qimen”. Sipas burimeve të policisë, Cjapi dyshohet të ketë në shqyrtim gjyqësor një çështje panele, ku i pandehur për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësve të policisë“ është marë nga prokuroria, njëri nga nipat e Arben Isufaj.
Advertisements
Mësohet se gjyqtari Cjapi, njihet shumë mirë me anëtarët e familjes Isufaj dhe vetë Arben Isufaj, pasi ai para se të bëhej gjyqtar ka shërbyer si avokat në qytetin e Fierit. Në kaudër të punës si avokat ai ka mbrojtur në procese të ndryshme penale dhe civile, anëtarët e familjes Isufaj.
Advertisements
Për shkak të kësaj njohje, Arben Isufaj i ka kërkuar ndihmë në mënyrë që ish-avokati i familjes së tij që sot është bërë gjyqtar në Fier, ta ndihmonte për punën e gjyqit në Fier. Kërkesave të Arben Isufaj, gjyqtari i Fierit i është përgjigjur negativisht, duke çuar në fillimin e përplasjes me fjalë me njerëzit e Arben Isufaj. Mësohet se përmes një personi tjetër, që njihet dhe nga Arben Isufaj por edhe nga gjyqtari Vladimir Cjapi, Isufaj i ka dërguar një mesazh me fjalë duke i thënë që “…Mbaje mënd se çfarë do të bëjmë…”.
Kjo është marë si kërcënim nga gjyqtari Cjapi, i cili është lidhur me drejtuesin e prokurorisë Fier, Elio Mustafaj, ku në ambjentet e prokurorisë ka depozituar kundër Arben Isufaj kallëzimin penal për “Kanosje ndaj gjyqtarit”.
Në kuadër të hetimeve që nisën për këtë çështje, prokuroria Fier, kërkoi në gjykatë kontrollin e banesës së Arben Isufaj dhe disa ambienteve të tjera, duke çuar në sekuestrimin e një arme zjarri tip pistoletë dhe disa fishekëve. Ndërkohë ndaj Arben Isufaj u mor masa e arrestit në burg në mungesë për akuzën e “Kanosjes së gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.