Gazetari Artan Hoxha tha në një studio televizive se nuk pati hakerim, por se të dhënat e 3 prokurorëve janë nxjerrë nga një njeri i brendshëm brenda SPAK-ut për shkak të rivalitetit që ekziston aty.
Advertisements
Sipas Hoxhës, nuk janë marrë vetëm 3 materialet që janë publikuar në media, por janë shumë më shumë se aq.
Advertisements
U fol për një hakerim. Nuk ka hakerim. Hakerim është një sulm i jashtëm që i bëhet sistemit. Nuk ka sulm të jashtëm. Sulmi i jashtëm nuk i shpërndan të dhënat. Në rastin konkret të dhënat kanë dalë nga brenda. Nuk u ka hyrë njeri nga jashtë. Është një brejtës i brendshëm për shkak të problematikave që kanë.
Ata kanë në hetim dhe njëri-tjetrin. Është pjesë e përballjes që po ndodh atje brenda. Aty ka hetime të prokurorëve kundër prokurorëve. Nuk ka hakerim, kemi të bëjmë me rrjedhje të dhënash, kanë rrjedhur nga brenda.
I kanë marrë me flesh apo pajisje tjetër. Janë të dhëna të marra nga e-mail. I kanë printuar. Prandaj dhe të dhënat që janë publikuar, janë komunikime në e-mail që kanë prokurorët me oficerët e BKH-së.
A janë vetëm 3 materiale që dolën? Jo janë më shumë se aq. SPAK u njoftua në kohë dhe e preu burimin shumë shpejt. Në Shqipëri mund të ndodhte një Assange. U futën në të dhënat e sistemit të brendshëm amerikan, ia dhanë medias dhe media i publikoi.
U kap Zambaku, u gjet numri, iu mor numri dhe nga celulari i tij, u gjet livadhi. Ishte dikush që ia çoi Zambakut. Nuk ka hakerim nga jashtë. Ndodhi nga brenda për shkak të rivaliteteve aty brenda, për shkak të hetimeve që po ndjekin. Kur janë zgjedhur prokurorët, kur janë vetuar, ata që kanë ndërhyrë në vetimin e tyre e kanë përzgjedhur që aty, ata i kanë veshët atje brenda. Ata i kanë çuar atje.