“Ka surpriza”/ Gazetarja Anila Hoxha plas deklaratën e fortë: Ja të pushtetshmit që do ‘fundosen’ nga komunikimet në Sky Ecc

by editor

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” ku ka folur në lidhje me ngjarjet të cilat kanë bërë bujë mbi aktualitetin.

Advertisements

Gjatë intervistës Anila Hoxha është pyetur në lidhje me dosjet e SPAK dhe përgjimet e Sky Ecc, ku u mbështet operacioni “Metamorfoza”. Gazetarja u shpreh se prej aludimeve që këto përgjime merren në mënyrë jo korrekte por sipas saj SPAK ka vërtetuar nëpërmjet çështjeve që ka zbardhur që këto përgjime merren në rrugë ligjore dhe bëhen publike vetëm kur përgjimet përkojnë me provat që ka siguruar ky institucion.

Advertisements

“Në Shqipëri ka dosje të hapura të cilat ngatërrohen me “Metamorfozën” por janë dosje paralele të cilat paraqesin veprime të paligjshme kryera midis individëve. Këto biseda janë kryer në Sky Ecc dhe Encro, sa i përket çështjes që SPAKu nuk po reagon për këto çështje të bëra publike, SPAK po vepron për informacione shtesë” tha gazetarja.

Anila gjithashtu u pyet nëse pritet të ketë emra deputetësh ose ministrash të cilët mund të jenë pjesë e këtyre skandaleve në SkyEcc., pyetje të cilën gazetarja është përgjigjur “Le të presim”, por ajo pohoi që nga kjo pritje do të ketë surpriza pasi iu referua përfundimeve të fdosjes “Metamorfoza” në muajin maj të këtij viti, ku një deputet u shpall në kërkim.

Advertisements

“Do më duhet të përsëris prap fjalën: Le të presim, sa prova do administrojnë prokurorët e posaçëm. Ajo që është e sigurt dhe e konfirmuar zyrtarisht por edhe jo zyrtarisht është fakti se grupe të ndryshme që po verifikojnë biseda të ndryshme në Sky Ecc dhe Encro kanë kryer veprime të shumta hetimore për të administruar prova. Por them që edhe mund të ketë surpriza. pse e them këtë, sepse nëse i referohemi dosjes “Metamorfoza 1″, dolën emra ku lakoheshin psh emri i një ish-deputeti i cili ai u shpall në kërkim. Kuptohet strategjia e SPAK-ut për të administruar prova dhe për të folur në bazë të provave.” u shpreh gazetarja.

You may also like