Prej kohësh, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë “në luftë” me njëri-tjetrin për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës. Në ditën e lindjes së Ninës, e cila feston sot 4 vjetorin e lindjes, Fero shprehet se ka 8 muaj që nuk e ka takuar vajzën, dhe sipas saj, e kanë ndarë padrejtësisht nga ajo.
Advertisements
“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë”, shprehet ai krahas disa imazheve me të bijën.
Advertisements
Reperi shprehet se do të luftojë për vajzën e tij, teksa i drejtohet “Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk”. Në postimin në Instagram, ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.
“Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij,” shkruan Fero.
Postimi i plotë:
Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk. Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejtën tem si babi yt – për me t’pase afër, me t’dashtë pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë. Kurgjo nuk mundet me thy lidhjen tonë. T’premtoj që kom me ardhë, kom me t’mbajt fort dhe s’kom me t’lon mo kurrë.
Gëzuar ditëlindjen, shpirti jem!
Babi të don pafundësisht edhe po vjen për ty.
PS.
Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.
Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij.
Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi.