“Kam jetuar me frikën se kanceri mund të rishfaqej…”/ Arbana Osmani trondit fansat, moderatorja bën rrëfimin prekës (Foto)

by editor

Mderatorja e njohur, Arbana Osmani ka zgjedhur që të jetë sa më fansave të saj, përmes komunikimeve të shpeshta virtuale që ajo bën me ndjekësit e saj në Instagram.

Advertisements

Ditën e sotme, ajo ka marrë dhumë pyetje nga përdoruesit e rrjeteve sociale, disa prej të cilave ajo ka vendosur t’i publikojë në Instastory.

Advertisements

“Si përballohet humbja e mamit në moshë të re?”, pyet një ndër ndjekëset e Arbanës.

Arbana i është përgjigjur kësaj pyetje, e cila sigurisht që e ka bërë për të qarë, duke zbuluar gjithashtu se kur ajo ka qenë e vogël, nëna e saj ka vuajtur nga kanceri dhe ishte në rrezik për jetën, dhe për shumë vite ka jetuar me friken se sëmundja mund t’i rishfaqej.

Teksa ka publikuar fotografinë e nënës se saj, Arbana ka shkruar: “Nuk e di, besoj nuk ka diference mosha, një humbje e tille është gjithmonë e dhimbshme kurdo qe vjen. Nëna ime ka qene ne rrezik për jetën kur ne kemi qenë shumë te vegjël dhe për shumë vite me radhe unë kam jetuar me friken se kanceri mund te rishfaqej një dite dhe mund ta humbisja papritur. E të betohem vetëm mendimi me lëndonte aq shumë”.

Moderatorja e ka këshilluar gjithashtu ndjekësen e saj të dëgjojë podcast-e dhe video që mund ta ndihmojnë për të kaluar dhimbjen dhe njëkohësisht i ka shprehur dhimbjen për humbjen e madhe, duke shkruar: “Më vjen shumë keq”.

You may also like