jë sfidë e Vëllait të Madh ka shkaktuar trazira mes Gjestit dhe Egli Takos në “Big Brother VIP Albania 4”. Pas një avantazhi të dhënë nga Vëllai i Madh, Gjestit i është kërkuar të flejë për dy javë me një nga banorët, dhe ai ka zgjedhur Rizartën.
Advertisements
Ky veprim ka krijuar tensione të mëdha, duke çuar edhe në një prishje raporti mes Gjestit dhe Egli-t Së fundmi, Rizarta ka treguar se ka kërkuar në dhomën e rrëfimit që të mos fle më me Gjestin, pasi nuk ndihej rehat. Ajo ka shpjeguar:
Advertisements
Unë kam kërkuar te Vëllai i Madh a mund të mos fle më me Gjestin se nuk ndihem rehat.
Megjithatë, Vëllai i Madh i ka thënë se kjo është një detyrë që duhet ta çojë deri në fund, dhe Rizarta është shprehur se do ta përmbushë sfidën me dinjitet.
Gjesti gjithashtu ka shprehur dëshirën për të përfunduar sa më shpejt këtë sfidë, duke thënë se do të largohej nga Rizarta dhe nuk do të donte vëmendjen e saj. Tensionet mes tyre duket se janë intensifikuar për shkak të kësaj sfide të detyruar, e cila ka ndikuar ndjeshëm në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.