Rruga Bunavi-Kërkovë në Vlorë ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit, duke hapur mundësi për zhvillim të konsiderueshëm për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund. Ky projekt ka rëndësi edhe për Bazën Ushtarake të Bunavisë, ku do të stacionohen rreth 500 forca të emergjencave civile. Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, vizituan zonën për të parë progresin e punimeve.
Advertisements
Rama theksoi se do të bëhen investime për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, veçanërisht për godinat që do të shërbejnë për edukimin e rinisë. Ai nënvizoi se do të realizohet një përmirësim i kushteve për shkollat dhe konviktet, duke ofruar mjedise moderne dhe të përshtatshme për nxënësit. “Ne do të bëjmë ndërhyrje për të përmirësuar cilësinë dhe kushte më të mira për fëmijët, sidomos ata që vijnë nga fshatrat”, shtoi ai, duke përmendur gjithashtu investimet për të optimizuar përdorimin e energjisë.
Advertisements
Takimi u pasua me momente dhe gazmore, ku një banor e shprehu mbështetjen për Kryeministrin duke treguar se kishte ndryshuar parti për të. Rama i tha se është një moment i vështirë ky, por se kalon. Po ashtu, banorët kërkuan realizimin e një segmenti të ri, i cili lidh 7 fshatrat përmes një segmenti prej 1.1 km, për të cilin Rama premtoi realizimin e tij në të ardhmen e afërt.
(Balkanweb)