“Kam vetëm 3 muaj jetë”/ Anila Hoxha lexon kartelën e Dumanit: Të përfshirë dhëndri i një ish-ministri…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, është kthyer në një nga asetet më të rëndësishëm në duart e drejtësisë shqiptare.

Advertisements

Dëshmitë e vazhdueshme të tij për krimet që kanë ndodhur në vitet e fundit kanë hedhur dritë në ngjarje që nuk ishin zbardhur nga policia .

Advertisements

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv lexoi kartelën e Dumanit, ku thuhet se kishte vetëm 3 muaj jetë në mënyrë që të mos vuante dënimin.

Hoxha tha se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2014, ndërsa shtoi se SPAK pritet t’i kërkojë gjykatës së Tiranës më shumë informacion rreth lirimit të Dumanit në atë periudhë. Ndër të tjera gazetarja tha se do të ketë veprime shtesë nga prokuroria.

“Nuredin Dumani ka statusin e të penduarit të drejtësisë. Dje kërkova një vendim nga gjykata penale e Tiranës se si Nuredin Dumani është arrestuar në vitin 2014 për shkak të një kallëzimi të bërë nga një banor i Bulqizës. Ai ka treguar se si qëndroi vetëm 6 muaj në paraburgim. Ka ekspozuar emra të tjerë, ai veçoi me emër të përveçëm ministrin. Tregoi se si ishte liruar sipas një skeme ku i ishte siguruar pasaporta, certifikata që e përshkuan atë si një njeri në gjendje jo të stabilizuar. Aq e rëndë sa do të jetonte vetëm 3 muaj. Në seancën e mëpasshme, u kërkuan shpjegime shtesë se kush ishin personat konkrete që asistuan që i dhënë lirinë. Ai tha që një nga personat ishte dhëndri i vëllait të Nasip Naços.

Ky shtetas është lëvizur nga spitali i paraburgimit dhe ka dalë në gjendje të lirë. Këto janë rrethana që do duhet të hetohen. SPAK pritet ti kërkojë gjykatës së Tiranës me një kërkesë të akuzave që ka bërë ky shtetas, rrethanat dhe informacione të tjera. Do ketë veprime shtesë nga prokuroria.”, tha Hoxha.