“Kam vuajtur shumë “/ Çifti i shumëpërfolur i BBV3 konfirmon ndarjen

by editor

Kader Kicaj përmes një statusi të papritur ka njoftuar sot ndarjen e saj me Lumbardh Salihun. Në statusin e saj, Kicaj ndau lajmin e ndarjes me ndjekësit, duke theksuar sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar gjatë lidhjes. Ajo shkruan: “Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha të ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk jam më me personin që isha deri dje.”

Advertisements

Kicaj thotë se, si vajzë, ka luftuar çdo sfidë për të qëndruar në lidhje, por ka përjetuar shumë vështirësi. Ajo siguroi ndjekësit se do të përgjigjet për çdo pyetje, por kërkoi mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e saj: “Për çdo lloj pyetje kam përgjigje por nuk dua të lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje.”

Advertisements

Ndarja e tyre vjen si një surprizë për shumë ndjekës, pasi vetëm dy ditë më parë u shfaqën bashkë në “Sunny Hill Festival”. Çifti që u njoh në “Big Brother VIP Kosova 2” pati një ndarje edhe pak muaj më parë për një kohë të shkurtër.

Advertisements

You may also like