Kamioni përplas kalimtarët, një viktimë dhe 6 të plagosur

by editor

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjermani mesditën e kësaj të premte.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Passau, ku një kamion ka përplasur disa kalimtarë e për pasojë ka humbur jetën një prej tyre dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Viktima është një grua 37-vjeçare, ndërsa mes 6 personave të plagosur raportohet se është edhe vajza 11-vjeçare e viktimës.

Sipas mediave vendase, drejtuesi i kamioni ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një makinë të ndaluar dhe më pas ka përfunduar në zonën këmbësore duke shkaktuar dhe tragjedinë.

You may also like