Kamioni përplas motër e vëlla në Itali. Humb jetën 17-vjeçari, plagoset rëndë motra e tij

by editor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali ku për shkak të një aksidenti ka humbur jetën një 17 vjeçar.

Advertisements

Gjithashtu mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë motra e tij 15 vjeçare.

Advertisements

Ngjarja u regjistrua pasi shoferi i një kamioni humbi kontrollin dhe përplasi dy adoleshentët teksa po shkonin në shkollë.

Sipas mediave italiane, burri nuk është ndalur pas aksidentit dhe ëhtë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai u gjet nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari. Kamioni është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar. Ndërsa, 15 vjeçarja është shtruar në spital.

You may also like