Kandidati i PD përfundon në komisariat, reagon policia: Ja çfarë ndodhi realisht

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar lidhur me shoqërimin në komisariat të kandidatit demokrat për deputet në Fier, Fatjon Semanjaku.

Advertisements

Blutë e Fierit bëjnë me dije se sot rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar policinë se një subjekt politik kishte vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe se po kundërshtonte forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Advertisements

“Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë”, njofton policia.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.