Ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar me urdhër të SPAK.
Advertisements
Avokati i Berishës në këtë çështje, Genc Gjokutaj, ka folur për News 24 dhe ka zbuluar “merakun” më të madh të ish-kryeministrit.
Advertisements
Avokati tha se ishte vetë Berisha që e kontaktoi dhe i kërkoi të jetë mbrojtësi i tij ligjor.
Ai tregoi se ish-kryeministri i tha “kanë arrestuar Abin”, duke iu referuar dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.
Advertisements
Gjokutaj shtoi se Berisha nuk ka qenë i shqetësuar për çështjen, por zbuloi se meraku i ish-kryeministrit është trajtimi i rastit me kujdes dhe me një strategji të qartë.
Gjokutaj: Vetë zoti Berisha më kontaktoi për të qenë avokati i tij. Më tha që jam në dijeni kanë arrestuar Abin. Jam avokati i tij bashkë me Sokol Mëngjesin. Unë Berishën e njoh prej vitit 1992. Berisha nuk m’u duk fare i shqetësuar, meraku i tij është të kemi një strategji të qartë dhe të trajtohet gjithçka si duhet.
SPAK mbrohet duke thënë se nuk shkoi në parlament për shkak se detyrimi i paraqitjes nuk është heqje lirie. Ka një kontribut personal të kryeministrit që kjo çështjes të mbërrijë këtu ku ka mbërritur.
Unë ndihem komod për një fakt, sepse pjesën politike më mirë se Berisha nuk di ta bëjë njeri, ndaj na lirohet koha për mbrojtjen juridike. Ai do jetë po kaq bashkëpunues me drejtësinë, por kur të vendoset kushtetutshmëria e këtij procesi.
Çështjet në të cilat mplekset politika dhe iniciohen për qëllime politike, nuk mund t’u parashikohet shtrirja në kohë. Kemi një kundërshtar në proces, që duhet të shohim shpejtësinë me të cilën do ndjekë procesin. Vendimmarrja e Berishës asokohe ka qenë e vlefshme për shumë përfitues dhe jo vetëm për banorët e asaj zone, mes të cilëve edhe Malltezi./albeu.com