Në muajin shtator 2020, ka mbëritur një mesazh në komisariatin “Dixhital” në Policinë e Shkodrës, duke njoftuar se një person i quajtur Zamir Naku, ishte marë peng dhe rrahur barbarisht nga Behar Bajri dhe ushtari i bindur i tij, Denis Brajoviç, ka çuar në identifikimin e plotë të këtij të fundit si përdorues në aplikacionin “SKY”.
Advertisements
Denis Brajoviç alias “Vaso”, është personi që ka përdorur kodin “B045ZY” dhe njeriu që prokuroria e posaçme SPAK prej muajit korrik 2023 e ka shpallur në kërkim si autorin kryesor të vrasjes së Gjin Borriçit në Shkodër.
Advertisements
“Ora News” ka mundur shikojë mesazhin e mbëritur në komisariatin “Dixhital”, i cili më pas solli identifikimin e Denis Brajoviçit dhe vetë Behar Bajrit.
“…nga një qytetar për qytetin e Shkodrës…”
Advertisements
Përshëndëtje!
Në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim me Nr.237031, i cili bën fjalë për qytetin e Shkodrës nga një qytetar anonim i cili ka dërguar tekstin e mëposhtëm:
“…ju lutem merrni masa, pasi shtetasi Behar Bajri dhe Denis Brajoviç, janë duke na kërcënuar me armë që të na marin biznesin. Mrëmë kanë marë peng shtetasin Zamir Naku, që ka një local tek ambulanca dhe e kanë rrahur barbarisht…Adresa Shkodër.Ju letem na ktheni përgjigje me E-Mail. Ju faleminderit!..”.
Por nuk ka kaluar shumë minuta dhe ky mesazh që e ka dërguar qytetari në komisariatin dixhital, në vend të verifikohej nga Policia e Shkodrës, ai ka mbëritur me shpejtësi në telefonin e Behar Bajrit përmes një foto të bërë screenshot.
Më pas Behar Bajri, ja ka dërguar këtë foto përmes aplikacionit “Sky” Denis Brajoviq dhe ky i fundit ka filluar të interesohet në polici, duke aktivizuar dhe Ervis Martinaj të interesohej tek nëndrejtori i policisë Shkodër.
Në datën 26 shtator 2020 Denis Brajoviq përmes kodit tashmë të identifikuar komunikon me një kod tjetër që dyshohet se përdoruesi është punonjës policie, duke i thënë si më poshtë vijon:
“…s’kena marrë kën peng, ja fusin kot. O s’kena lëviz nga Dobraçi hiç. Po bën intrigë ai motër q**. Po pyet Visi nëndrejtorin itesh…”.
Ndërkohë Edmond Preka, shoferi dhe bodygardi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, që është arrestuar së bashku me Gjokën, Behar Bajrin dhe të tjerë është identifikuar nga një bisedë që ka bërë lidhur me ditëlindjen e djalit të tij.
Në 20 Janar 2020 Edmond Preka duke përdorur kodin “G8KC24” i shkruan bosit të tij Pëllumb Gjoka, ku ndër të tjera i thotë:
“…kam ditëlindjen e djalit…”.
SPAK ka bërë verifikime dhe ka rezultuar se në 20 janar 2014 është ditëlindja e djalit të Edmond Prekës, shtetasit F.Preka, i cili përmendet në bisedën e mësipërme.
Kurse Prekë Kodra, snajperisti mjaft i përgatitur është identifikuar nga një gafë në bashkëbisedimin e muajit dhjetor 2020 me një person ende të paidentifikuar.
Prekë Kodra teksa flet i dërgon një foto të pasaportën Kroate që ai ka nxjerë nga autoritet e këtij shteti, dhe aty ndodhet emri, mbiemri dhe një foto e vetë Prekë Kodrës.
Në 9 dhjetor 2020 Prekë Kodra i shkruan “FÇBTS” duke i thënë këtij të fundit si më poshtë vijon:
”…pyet njëherë për ato letrat kroate, a duhen gjo apo janë kot, se më kanë dalë para 1 jave. Shkova dhashë shenjat e gishtave në polici, më ka dal para 1 jave…”
Në këtë moment Prekë Kodra dërgon foton e njërës prej faqeve kryesore të pasaportës ku shkruhej “Dozvola Boravka” dhe emri i poseduesit të kësaj pasaporte është Prekë Kodra.
Më tej përdoruesi tjetër i shkruan: “…Po shumë mirë burrë, i gëzofsh…”.
Ndërkohë personin më të lehtë që SPAK ka mundur të identifikojë ka qënë Nuredin Dumani, i cili në dy aplikacionet “Sky” që ka përdorur me nofkën “Alkatraz” dhe “Toto Rinoo”, fliste totalisht hapur.
Njësoj si një “gringo” i vërtetë meksikan apo pelivan në botën e krimit në Shqipëri, Nuredin Dumani, në dy kodet “Sky” mburej se ishte Nuredin Dumani dhe s’pyestë për askënd.
Sot ai është kthyer në bashkëpuntorin kryesor të SPAK, dhe me vulën e kësaj prokurorie ai po godet këdo që nuk i pëlqen apo çdo veprimtari kriminale që ka dalë zbuluar përmes aplikacionit “Sky”.
Mburja dhe identifikimi i tij, pasqyrohet jo vetëm tek emri i koduar “Alkatraz” emër burgu në Amerikë, por edhe tek përdorimi tjetër i emrit të koduar “Toto Rinaa”, i cili ishte “bosi i bosave” në mafian më të egër që ka parë bota “Cosa Nostra” në Itali.
Vrasja e Dorian Dulit, ishte kthyer ndër detyrat parësore të grupit “Bajri” në Shkodër. Duli, cilësohej prej tyre si mik potent dhe i rrezikshëm i familjes Lici, të cilët mund ta përdornin kundër anëtarëve të grupit “Bajri”.
Kjo ka sjellë kontraktimin e disa personave për të vrarë Dorian Dulin, ku mes tyre ishte Nuredin Dumani.
Në 14 shkurt 2021, mbrëmjen e “Shën Valentinit” Bardhyl Mavraj bisedon me përdoruesin e kodit “XNLTTP” “Alkatraz”, ku ky i fundit i shkruan:
“…vlla dua të them nji fjalë për besnikrin time mos e ver dyshim koha tregon. Z’dua as ti t’jesh siklet, unë quhem Nuredin Dumani, “Luli” më njofin datëlindja 1987/26/04…Dua të rrish i qet për çdo gjë, s’jam ke fjalët pork e veprat, zdo zhgënjehesh se unëboj ndrrim…”.
Nga ana tjetër, Bardhyl Mavraj i përgjigjet duke shkruar se:
“…qosh me jetë vëlla, ishalla vetëm mir dëgjoj për ty por është kjo që nëse bahena me ba punë dhe me nimu njëri-tjetrin, s’do zhgënjehesh as ti. Për sa i përket ati Talos, të them unë personalisht skam asnjë info dhe se njof fare se smë ka pas interesu, por me pyt miq e shokë mase dhe na del diku, por konkrete është puna e këtij Dorit që folëm…”.
Ndërkohë në një bisedë të zhvilluar në muajin Shkurt 2021, mes Nuredin Dumanit dhe Bardhyl Mavraj alias Bajri, ky i fundit i kërkon Dumanit një takim në Shqipëri, me qëllim për të folur kokë më kokë për këtë punë.
Dumani gjatë kësaj kohe, fshihej në Kosovë dhe s’mund të vinte në Shqipëri, pasi kërkohej nga Policia dhe Prokuroria.
Ndërsa komunikimi i tyre, ka vijuar përmes aplikacionit “Sky”, duke shkëmbyer informacione për llojin e makinës, një “Golf 7”R32 që lëvizte Dorian Duli dhe Genc Tafili.
Sipas bashkëbisedimit Nuredin Dumani, pranon të takohet me Bardhyl Mavraj, por pasi të kishte kryer vrasjen e Dorian Dulit dhe atëherë sipas Dumanit takimi do bëhej njësoj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini.
“…po mo vlla do takojm…por thashë takoj si Ismail Qemali me Isa Boletinin me flamur në dor, ta kisha hek këtë kuçkën…Dorin…e të vij në takim me faqe të bardhë…”- i shkruan Nuredin Dumani, Bardhyl Mavraj, djalit të xhaxhait të Behar Bajrit.
Ndërkohë në një bisedë me “Sky” “Toto Rinoo”, Dumani i shkruan një presoni tjetër duke i pohuar se i kishte vjedhur 22 pistoleta të kalibrave të ndryshme, 3 pushkëve dhe një tomson:
“…Shiko pak ti këtu. Unë të flas si të duash ti o idjot. Të paketoj o k…, pse ça kujto ti se po flet me shokun tat o debil po te vras ty e ça ke mrapa. Për mallin tim s’ka byth, jo ti po askush në Shipëri dhe sa për presjonet un i boj ralitet. Unë jam Nuredin Dumani. Më bërë të tregoj emrin që fole si gangster pulash ti. Do të rregulloj unë, pa merak e shef ti, se kush jam pa merak dhe do të shoh sa trim je pikolino ti dhe hajdut dhe gangster.Ti zbohesh dot, O hajdut o Gagster more vesh…”.