Një konflikt me armë zjarri është parandaluar në Velipojë, në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, pas një sherri mes tre të rinjsh në një lokal.
Advertisements
Policia bën me dije se një 33-vjeçar me inicialet E. I., banues në Shkodër, ka kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e një lokali, pasi ky i fundit ishte konfliktuar më parë me kamarierin, shtetasin me iniciale E.H., 20-vjeç.
Advertisements
“Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F”, njofton policia.
Sakaq, sipas bluve, 33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi, ndërkohë që vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.
Njoftmi i policisë
Velipojë/Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri
Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tijë.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit të marrë se në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.
33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.