Kapet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar, i dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë

Në Greqi është arrestuar Eduard Vushaj, 39 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 16 vite burg për vjedhje me armë.

Advertisements

Në vitin 2013, në fshatin Grabom, Vushaj në bashkëpunim me një tjetër person ndaloi me forcë një automjet, kërcënoi me armë dy persona, u mori paratë dhe makinën, dhe i plagosi me thikë.

Advertisements

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Kartela e kuqe”, pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe greke.

Operacioni, i koduar “Kartela e kuqe”, çoi në arrestimin e shtetasit shqiptar Eduard Vushaj, 39 vjeç, i cili u lokalizua dhe u arrestua në Greqi, pas një bashkëpunimi mes strukturave të FAST Albania, DVP Shkodër dhe Interpol Tiranës, në koordinim me autoritetet policore greke dhe Interpol Athinën.

Eduard Vushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar në vitin 2016 me 16 vite burgim për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ngjarja për të cilën u dënua kishte ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom, ku Vushaj, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, ndaluan me forcë një automjet në të cilin udhëtonin dy persona, të cilët i kërcënuan me armë zjarri, duke iu marrë paratë dhe makinën. Për më tepër, gjatë grabitjes, dy personat e dhunuar u plagosën me armë të ftohtë (thikë).

Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në proces të bashkëpunimit me homologët grekë për procedurat e ekstradimit të 39-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia. /noa.al